Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 54 pacientë me koronavirus. Spitali ka njoftuar se 32 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa 7 në gjendje më të rëndë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të enjten ka njoftuar se janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus.
Postimi i plotë:
54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.240 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,347analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.