Vetëm 41 për qind e qytetarëve në referendum do të votonin që Serbia të hyjë në Bashkimin Europian (BE), 25,4 për qind e tyre është kundër, 20,8 për qind s’e di nëse në pyetjen për hyrje në Bashimin Europian do të përgjigje me po ose jo, transmeton Koha.net. Kështu ka deklaruar për insajder kryetarja e Lëvizjes europiane në Serbi Maja Bobiq.
Në pyetjen se a do të bëhet Serbia anëtare e BE-së, 55 për qind e respondentëve ka thënë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër ka mendim pozitiv duke saktësuar se anëtarësimi do të bëhet pas tetë vjetësh.
Sipas hulumtimit, 58,7 për qind e të pyeturve fare nuk janë të interesuar të informohen për BE-në.