Një 55-vjeçar me inicialet A.SH është arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.