564 të vdekur nga COVID-19 sot në Itali, 18 mijë raste të reja

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Italia ka raportuar 564 vdekje nga COVID-19 të dielën, më pak se një ditë më herët ku ishin raportuar 662, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 60.078, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria gjithashtu ka raportuar edhe 18.887 raste të reja të infektimit. Të shtunën ishin regjistruar 21.052 raste, shkruan Reuters.

Nga shkurti e deri tash janë raportuar 60.000 vdekje nga COVID-19 dhe 1.728 raste të infektimit.

Të ngjashme