Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 57 pacientë me Coronavirus, 40 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje të rëndë.
Në raportin e spitalit thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 9 pacientë nga Coronavirusi.
Në mesin e të infektuarve në Spitalin e Pejës ka edhe staf mjekësor.
“Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta, 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.