Një grup prej 58 nxënës nga Kosova do të kryejnë punë praktike në Gjermani.
Kjo do të bëhet në kuadër të projektit të realizuar nga APPK, në bashkëpunim me Diakonie Baden-Württemberg, që siguron që gjatë tre vjetëve të ardhshëm nxënësit do të kryejnë shkollime profesionale në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve.
Lajmin e ka bërë të ditur konsulli kosovar në Shtutgrad, Besnik Miftaraj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot isha i pranishëm në aeroportin e Stuttgartit për t’i pritur dhe uruar mirëseardhje grupit të radhës të nxënësve prej 58 kandidatëve nga Kosova, të cilët do të qëndrojnë në hospitim, fillimisht prej 10 ditëve, ku do të njoftohen me punën dhe punëdhënësit e tyre të ardhshëm dhe nga shtatori i këtij viti do të fillojnë me shkollim/punë”.
“Të rinjtë nga Kosova ishin shumë të motivuar dhe u pritën nga punëdhënësit e ardhshëm”,ka shkruar Miftaraj.