Ka arritur në 58 bilanci i personave të vrarë gjatë përleshjeve të djeshme vdekjeprurëse nga protesta e dhunshme e palestinezëve në Rripin e Gazës.
Përveç viktimave mbi 1204 persona po ashtu kanë mbetur të plagosur nga ushtria izraelite pranë kufirit të Gazës ditën e hënë kur Shtetet e Bashkaura zhvendosën ambasadën e amerikane ne Jerusalem, njofton Klan Kosova.
Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.
35 mijë persona raportohej se ishin pjesë e protestës së djeshme.
Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’.
Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit.