59 aksidente brenda ditës

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së hënë në tërë territorin e Kosovës janë regjistruar 59 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në tërë vendin gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave, 28 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 31 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu gjatë së hënës Njësiti i Trafikut Rrugor të Policisë së Kosovës në tërë vendin ka shqiptuar 1 mijë e 702 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. 

Të ngjashme