Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale, raporton Ekonomia Online.
Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.
Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) nga EULEX ,Tarja Formisto, tha se duhet bërë përpjekje që të ngitet vetëdija e secilit prej nesh për dhunën seksuale
“Kjo paraqet hapjen e kampanjës që është ndihmuar nga IML dhe EULEX, unë kam dy mesazhe për ju. I pari është se tani është koha të investojmë në njerëz të rinj, tash është koha e jonë dhe e dyta tani është koha të ngrisim vetëdijen publike se çka është akti dhe dhuna seksuale si të reagojmë dhe si të raportojnë ngjarjen kur bëhemi viktimë e dhunës seksuale tani është koha sepse njerëzit e rinj janë e tanishmja”, tha ajo.
“Duhet mbajtur në mend se abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm dhe duhet marrë preventiva për këtë. Secili prej nesh duhet luaj rolin të mbroj fëmijët dhe njerëzit e rinj nga traumat dhe dhimbjet nga të qenit i abuzuar seksual ta ndërtojmë së bashku një jetë të mirë për të gjithë”, shtoi ajo.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se të gjithë duhet bërë bashkë që t’u rritet shpresa viktimave të mbijetuara nga dhuna seksuale.
“Ne po bëhemi bashkë për t’i dhënë shpresë dhe shtytje të mbijetuarve seksuale, por më vjen keq që gjithnjë r më pak po shohim se nuk e kemi zërin e vetë të mbijetuarve që është e domosdoshme të dëgjohet zëri dhe kërkesat e tyre në debate. Edhe 20 vjet pas luftës ende duhet flasim për zërin e tyre dhe telashet që po ballafaqohen të mbijetuarat”, shtoi ajo, raporton EO.
Jahjaga tha se të mbijetuarat ende hezitojnë të flasin për krimin që iu është bërë atyre, por që të bëhet kjo duhet mbështetja e të gjithëve përfshirë mbështetja e institucioneve dhe e drejtësisë ku sipas saj kjo po mungon.
“Kanë kaluar 2 dekada nga lufta plagët e mijëra grave dhe burrave të dhunuara në luftë ende nuk janë shëruar, duke bartë mbi barrë krimin e tmerrshëm të dhunës ende të mbijetuarit nuk kanë bërë paqe me të kaluarën për këtë duhet bërë bashkë forcat qe ata të flasin për përjetimet tyre, e vërteta e tyre është përpjekur të mbyllet, të zhbëhet nga një shtet i tere i Serbisë di agresor, bashkë me të mbijetuarat duhet thyer heshtjen duke u mundësuar secilit të mbijetuar të dal përpara me historinë e saj duhet punuar më shumë në aspektin institucional, ekonomik e drejtësisë që ende po mungon”, tha Jahjaga.
“Duke njohur hezitimin e të mbijetuarave për të rrëfyer duhet punuar me familjen për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e problemet që ballafaqohen ata dhe për të drejtat që i kanë të garantuara me ligj”, shtoi Jahjaga.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, tha se IML nuk është përgjigja përfundimtare, por duhet ndihma e viktimave që ta paraqesin dhunën menjëherë sapo të ndodhë pasi që provat biologjike nuk qëndrojnë gjatë në trup.
“Gjysma e punës është vendi i krimit, po ndodhin shumë gabime që ne kemi nevojë të jemi bashkë dhe t’i ndërtojmë standardet operative, mos të vonohemi me provat biologjike që nuk na lënë të presin sepse qëndrojnë shumë shkurt në trupin e njeriut dhe ndihmë nga institucionet dhe ata që janë më të atakuar”, tha Gërxhaliu.
“Mosha e atakuar më e rrezikuar është nga 11-16 vjeç të cilët janë fëmijë dhe nuk kanë njohuri, por i janë nënshtruar presionit që e kërcënojnë”, tha ai.
“Vetëdijesimi i tyre që sa më shpejtë të bëhet lajmërimi i rastit dhe bashkërisht në mënyrë profesionale të përmirësohen kushtet dhe vetëdijesimi i personave që ky akt të lajmërohet sa më parë”, shtoi Gërxhaliu.
Specialistja e mjekësisë ligjore , Bergita Curri, ka bërë prezantimin e projektit “Ma thuaj me kohë”.
Ajo tha se grupi më i cenuar i aktit të dhunës seksuale janë gjinia femërore.
“59% e viktimave janë të moshës 11-16 vjeç, fatkeqësisht ka viktima të dhunës seksuale që janë shumë të vegjël ka edhe nga 0-10 vjeç, kur i sheh statistikat e vendeve tjera i sheh shumë rrallë këto grupmosha”, tha Curri.
“Prej gjitha viktimave që vijnë tek ne vetëm në 28% janë marrë mostrat dhe për këtë ka pak aktgjykime të rasteve sepse nëse nuk ka prova biologjike është e vështirë me dëshmuar dhunuesin”, tha ajo.
“Ne mendojmë se përmes kësaj fushate t’i takojmë se paku personalisht një numër të caktuar të të rinjve që mund të jenë fatkeqësisht viktima seksuale në të ardhmen dhe të u tregojmë që janë heronj ata që raportojnë dhe nuk janë turpi jonë, nuk është e turpshme të jesh i dhunuar por e turpshme të dhunosh dikë”, shtoi ajo.
Në fund u bë edhe prezantimi i rasteve të dhunës seksuale për të ilustruar problematikën e provave biologjike.