Mënyra se si e fillojmë mëngjesin mund të vendosë rrjedhën për pjesën tjetër të ditës. Por për shumë prej nesh, mund të jetë një përvojë stresuese e mbushur me orare të vrullshme.
Për t’u ndjerë më të lumtur gjatë ditës së punës, merrni parasysh rutinën tuaj të mëngjesit dhe çfarë është lumturia në punë në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht për të qenë të gëzuar me detyrim, por mund të nënkuptojë gjetjen e një momenti qetësie të brendshme ose kohë për veten tuaj. Adjoa Osei, një psikologe klinike e liçencuar dhe konsulente e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, tha se lumturia mund të nënkuptojë shumë gjëra të ndryshme për profesionistë të ndryshëm. Dhe nëse jeni të shqetësuar se çfarë duhet të jetë për ju, pyesni veten: “Si dëshironi të duket dita juaj?” “Kur mendoni për punën dhe e lejoni veten të ëndërroni, si duket kjo? Me kë po ndërveproni? Si fillon dita juaj?”
Qëllimi është që t’i bëni mëngjeset t’i prisni me padurim çdo ditë dhe të mos keni frikë. Më poshtë janë ide të ndryshme për t’u provuar:
Pini një gotë ujë, sa zgjoheni në mëngjes
Hidratimi është një këshillë praktike për të ndihmuar trupin tuaj të ndihet mirë gjatë gjithë ditës. Osei tha se vuri re se mos pirja e ujit në mëngjes do të ndikonte negativisht në trupin tuaj më vonë.
Është një shembull i një ndryshimi të thjeshtë, por domethënës që mund të bëni për të ndryshuar ditën tuaj për mirë. “Duhet të mendoni se cilat janë gjërat e vogla që mund të bëni që kanë një ndikim të rëndësishëm,” tha Osei.
Rimerrni kohën tuaj dhe zgjidhni një aktivitet që ju pëlqen të bëni para se të filloni punën
Melody Wilding, një trajnere ekzekutive dhe autore e librit “Trust Yourself: Stop Overthinking and Channel Your Emotions for Success at Work,”, rekomandon fillimin e ditës me një aktivitet domethënës dhe që ju përqëndron, si joga, meditimi, ose të merrni pjesë në ndonjë klasë të caktuar.
“Ndiheni më shumë nën kontroll kur filloni ditën tuaj me diçka që ju zgjidhni, para se të zhyteni në kërkesat e punës,” tha ajo.
Mbani mend se ajo që është një aktivitet ushqyes për të tjerët mund të mos funksionojë për ju.
Menaxhoni stresin nga problematikat që ju shfaqen
Disa mëngjese nuk janë aspak ideale. Mund të ketë vonesa në trafik dhe mund të vonoheni nëpër takime. Kur filloni të ndiheni të lodhur nga pengesat, jeta në mënyrë të pashmangshme nuk ju jep mëngjesin ideal, por ju duhet të ndaloni për një moment për të marrë frymë. Wilding tha se një deri në dy minuta frymëmarrje e kontrolluar mund të rivendosë sistemin tuaj nervor dhe t’ju ndihmojë të rifitoni një ndjenjë qetësie.
Krijoni kufij midis jush dhe zakoneve të mëngjesit që ju demotivojnë
Vini re se çfarë po kontribuon në stresin tuaj në mëngjes. Osei vuri në dukje se për shumë prej nesh, mund të jetë kontrollimi i email-eve të punës dhe përdorimi i telefonit sa ngrihemi në mëngjes.
Nëse e dini që kontrollimi i telefonit tuaj është stresues në mëngjes, provoni ta vendosni në një sirtar në dhomën në të cilën zgjoheni. Në këtë mënyrë ka një ose dy aktivitete mes jush dhe zakonit që nuk ju pëlqen. Qëllimi është të krijoni një hendek midis aktiviteteve që konsumojnë energji dhe atyre që ju japin energji dhe ju mbështesin për ditën e gjatë përpara.
Kontrolloni trupin tuaj nëse zgjoheni të tensionuar
Nëse zgjoheni të tensionuar, merrni një moment për t’u kujdesur për trupin tuaj dhe ndihmojeni atë të qetësohet.
“A ndjeni tension në shpatullat tuaja? Po shtrëngoni nofullën? A ndihet trupi juaj i kontraktuar? Kur i njihni shenjat e stresit dhe tensionit në trupin tuaj, mund të praktikoni dhe stërviteni që të jeni të vetëdijshëm për këtë dhe të krijoni një përvojë të re për veten tuaj”, tha Cicely Horsham-Brathëaite, një psikologe e licencuar dhe trajnere ekzekutive.
Ajo sugjeroi relaksim progresiv të muskujve, një praktikë të tendosjes dhe lirimit të grupeve tuaja të muskujve dhe një shëtitje të shkurtër jashtë si dy mënyra për të trajtuar këtë tension fizik.
Pranoni që lumturia nuk do të vijë domosdoshmërisht nga vetë puna juaj
Është gjithashtu e dobishme të konsideroni se nga mendoni se duhet të merrni lumturinë tuaj. Ju mund ta kërkoni atë në vendet e gabuara.
“Puna nuk duhet të jetë ajo që kontribuon në lumturinë tuaj. Ju sillni lumturinë tuaj në punë,” tha Horsham-Brathwaite. “Ështe një ndryshim mentaliteti që kërkohet për të zgjeruar përkufizimin tuaj të lumturisë, kështu që nuk varet aq nga kushtet e vendit tuaj të punës”.
Mësimi i vetes për t’u ndjerë mirë mund t’ju ndihmojë të mos vareni nga forcat e jashtme për t’ju ndihmuar të ndiheni të lumtur. Dhe ky është një mësim i rëndësishëm që do t’ju ndihmojë në punë dhe jashtë saj.