Mbi gjashtë milionë euro të arkës së buxhetit të Komunës së Prishtinës për projekte kapitale, iu është ndërruar destinimi dhe do të shpenzohen për pagat e punëtorëve të dy ndërmarrjeve komunale “Pallatit të Rinisë” dhe IMN Kosova”.
dy ndërmarrje sivjet janë bartur në pronësi të Komunës nga Agjencia e Privatizimit, bashkë me borxhet milionëshe, të cilat tashti duhet t’i paguajë Komuna.
Vendimi për këtë është marrë të mërkurën në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila ishte ftuar nga kabineti qeverisës i kryetarit, Shpend Ahmeti, me të vetmen pikë të rendit të ditës, bartjen e këtyre mjeteve nga projektet kapitale, tek këto dy ndërmarrje komunale.