6 vështirësitë që provojnë nënat që kanë fëmijë binjakë

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 00:22 | Nga Ekonomia Online

Koha, hapësira, të hollat, vëmendja dhe jo vetëm kaq. Nuk janë vetëm këto vështirësitë që një nënë me binjakë has gjatë jetës së saj.

Por cilat janë vështirësitë e tjera që një nënë mund të përballet gjatë rritjes së tyre?

1. Gjidhënia

Ushqyerja me gji e binjakëve është një proçes i vështirë dhe i komplikuar dhe shpesh nëna mund të mendojë se nuk është në gjendje të ngopë të dy fëmijët me qumësht. Kjo është një frikë normale pasi shpesh kanë dyshimet e tyre nënat që ushqejnë vetëm një fëmijë me gji dhe jo më të ushqesh dy fëmijë njëkohësisht. Një vështirësi tjetër që nëna has gjatë ushqyerjes me gji të fëmijëve binjakë është ushqyerja në të njëjtën kohë si edhe mbajtja njëkohësisht e të dyja kokave të fëmijëve.

2. Ushqyerja me biberon

Duket si diçka shumë e thjeshtë por nuk është. Nëse fëmijët zgjohen për të pirë në të njëjtën kohë duket se nënës i duhet edhe një dorë e tretë për të përgatitur dhe dhënë qumështin. Përveç kësaj në përgjithësi fëmijët që ushqehen me biberon duhet të mbahen në krah nga nëna dhe ky veprim duket se është një veprim gati i pamundur, për këtë arsye fëmijët duhet të shtrihen në ulësen e tyre (relax) dhe nënatë qëndrojë në mes për të mbajtur biberonat.

3. Për kë të kujdesem më parë dhe për kë më pas?

Në më të shumtën e rasteve nënave të fëmijëve binjakë i vjen spontanisht ideja për të marrë në krah fëmijën që zgjohet i pari duke qarë, qoftë kjo për uri, për mërzitje, vapë apo ftohtë. Dihet që fëmijët e vegjël qetësohen sapo merren në krah nga nëna dhe ndiejnë aromën dhe ngrohtësinë e saj. Por si duhet të veprojë një nënë që ka përpara saj dy fëmijë që qajnë njëkohësisht? Për kë duhet të kujdeset ajo më parë? Kë të marrësh më parë në krah? Kë të lerë të qajë për pak minuta? Kjo është vërtet një situatë shumë e vështirë për nënën.

4. Gjumi

Gjumi i fëmijëve, sidomos gjatë muajve të parë është shumë i vështirë kjo pasi në fillim fëmijët zgjohen dhe flejnë në momente të ndryshme, dhe për këtë arsye nënës i mbeten shumë pak çaste për t’u qetësuar. Më pas gjithçka normalizohet dhe fëmijët kërkojnë të flejnë dhe të zgjohen në të njëjtën kohë.

5. Hapësirat

Duketr dhe është shumë e vështirë të ngjitësh dhe të zbresësh nëpër shkallë koshat me dy fëmijë brenda, si mund të lëvizni me një karrocë binjakësh në hapësira të vogla si për shembull nëpër dyqane apo sepermarkete. Po vendosja e dy sexholinove në makinë nëse nuk keni dikë t’ju ndihmojë. Të mos flasim për vendin në makinë i cili nuk ju lejon të vendosni shumë gjera brenda saj.

6. Aspekti ekonomik

Të rritësh një fëmijë dihet që kushton shumë, por të flasim për dy është vërtet e vështirë. Janë dyfish bebelina, dyfish produkte higjene e me rradhë, megjithatë edhe buzëqeshjet dhe dashuria që do të merrni do të jetë e dyfishtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme