Sipas raportit 24-orësh nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza ndaj shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.
Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar.
7 persona të dyshuar janë ndaluar në Prishtinë, 5 në Gjilan, 3 në Gjakovë e 1 në Pejë.