60 të vdekur dhe 70 të lënduar në Tanzani nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cisternave të karburantit në Tanzani, thotë policia.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje flakëruese të shpërndara në një zonë të gjerë.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të rikuperonin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë madhore disa kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit Dar es Salaam, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme