Gjatë marsit, veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës, janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 61 mijë euro.
Po ashtu janë vendos shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit.
Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit, thuhet në njoftimin për media.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave te fatit ne kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi”, thuhet në njoftim