Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere.
Osmani në Facebook ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare është në vijën e frontit në luftën për shëndetin tonë.
“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit.