63 vjeçari vdes nga rryma në Podujevë

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 14:03 | Nga

Në mëngjesin e djeshëm në fshatin Ballofc të Podujevës ka gjetur vdekjen një person i gjinisë mashkullore 63 vjeç. Dyshohet se viktima ka qenë duke punuar me një aparat saldues, duke e lidhur rrymën. Rastin për Express e ka konfirmuar zyra për informim nga policia në Podujevë.
Antigona Çitaku nga zyra për informim nga policia në Podujevë tha se dyshohet se vdekja e tij erdhi gjatë punës me rrymë.

“Rreth orës 08:00 në fshatin Ballofc të Podujevës një mashkull 63 vjec ka ndërruar jetë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.”, tha Çitaku të martën për Express.

Tutje Çitaku tha se viktima dyshohet se ka qenë duke punuar me një aparat saldues për të lidhur rrymën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme