Spanja ka raportuar për 637 vdekje në 24 orët e fundit dhe me këtë, raporton Marca të hënën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, në Spanjë gjithsej janë regjistruar 12.418 vdekje si pasojë e Coronavirusit dhe 130 759 të infektuar.
Gati 60 mijë pacientë janë të hospitalizuar, gati 40 mijë janë shëruar dhe të tjerët janë në vetizolim nëpër shtëpi.
Spanja është vendi i dytë më i goditur për nga vdekjet, pas Italisë dhe i dyti për nga infeksionet pas ShBA-së.