Një grua në Minnesota u deklarua fajtore të premten, pasi më shumë se 100 kafshë – përfshirë 64 të vdekura, u gjetën në pronën e saj.
Caycee Bregel, 25 vjeçare, u dënua me 200 orë shërbim të komunitetit, dy vjet lirim me kusht dhe 90 ditë të monitorimit elektronik të shtëpisë pasi ajo ka mbi supe 13 akuza. Ajo gjithashtu është urdhëruar që t’i nënshtrohej një ekzaminimi psikologjik.
Bregel, drejtoi një organizatë jofitimprurëse të kafshëve në Farmington. Ajo tërhoqi vëmendje në maj, kur policia iu përgjigj disa thirrjeve në lidhje me lënien e lirë të një derri në lagjen e saj.
Kur hetuesit po kërkonin shtëpinë e saj, ata thanë se zbuluan 43 mace, 64 mace të ngordhura, një derr dhe pesë qenë.
Ata gjetën macet dhe qentë me shëndet të dobët dhe thanë se një erë e rëndë kishte kapluar pronën. Macet e ngordhura u gjetën në varre të cekëta nëpër oborrin e shtëpisë, në ngrirëse të frigoriferit dhe në garazh.