U hodh shorti për edicionin e ri në Superligën e Futbollit

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 14:46 | Nga

Është hedhur shorti për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli në ndeshjen e parë do të luajë para publikut vendas me pretendentin për titull Besën nga Peja.

Ndërkohë derbi i madh pritet të jetë edhe mes dy skuadrave të përforcuara shumë dhe kandidate për titull, Prishtina dhe Llapi.

Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça do të përballet me Dritën, ndërsa Ferizaj do ta presë Hajvalinë.

Gjilani do të përballet në shtëpi me Trepçën ’89 ndërsa Drenica do ta pret Lirinë.

Çiftet e xhiros së parë

Gjilani – Trepça ‘89

Feronikeli – Besa

Ferizaj – Hajvalia

Drenica – Liria

Prishtina – Llapi

Trepça – Drita

Të ngjashme