Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka publikuar vendimin e Bordit të Drejtorëve për likuidim të kino-teatrit “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Por, me këtë vendim nuk pajtohet Komuna e Pejës. Këtë nismë e kundërshtojnë edhe 65 organizata të shoqërisë civile në Kosovë.
Kinemaja është e qytetit!
Kino Jusuf Gërvalla, është kinemaja e vetme dhe pikë qendrore në jetën kulturore të Pejës. Ajo përfaqëson kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti por edhe të vizitorëve të saj. Kinemaja është një nga pikat e rralla referente të qytetit që është pjesë e kujtesës kolektive te qytetarëve të Pejës dhe Kosovës.
Ky vend përfaqëson një pasuri të parbashkët kulturore e cila vazhdimisht kontribon në ndërtimin e kësaj shoqërie. Përpjekjet e skenës së pavarur të kulturës në Pejë për rivitalizimin e saj kanë marrë mbështetje nga i gjithë komuniteti si në vend ashtu edhe jashtë saj. Një sërë punëtorive janë organizuar për të rimenduar funksionet e kinemasë, dhe përgjigjet nga komuniteti kanë qenë se ajo është më shumë se kinema,një hapësirë e hapur për komunitetin ku mbahen dhe zhvillohen aktivitete me karakter kulturor dhe edukativ.
Njoftimi i javës së kaluar nga AKP në lidhje me likuidimin e pronës ka cenuar që qyteti të mbetet pa kinema dhe një pikë të rëndësishme kulturore. Ky njoftim ka rrezikuar edhe procesin e rivitalizimit të kinemasë i cili ka filluar në janar të vitit 2017 kur institucioneve të pavarura të kulturës në Pejë i është besuar menaxhimi i kinemasë për 15 vitet e ardhshme nga Komuna e Pejës. Ne jemi të bindur se ekzistojnë argumente të fuqishme ligjore dhe shoqërore mbi të cilat e bazojmë përpjekjen tonë për të mbrojtur Kino Jusuf Gërvallën nga privatizimi, rrënimi, dhe tjetërsimi i destinimit.
Ne organizatat e shoqërisë civile nga e gjithë Kosova i jemi bashkuar Iniciativës për t’ia kthyer të revitalizuar kinemanë qytetit të Pejës! Përmesë kësaj deklarate, kemi dëshirë të qartësojmë qëndrimin tonë të vendosur si dhe gaditshmërinë tonë për t’i përdorur të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar procesin e likuidimit të kësaj prone publike. Bazuar në argumentet vijuese, ne kërkojmë anulimin e procesit të privatizimit të Kinemasë Jusuf Gërvalla.
Mbrojtja ligjore e ndërtesës
Kinemaja Jusuf Gërvallaështë në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Kjo listë është e aprovuar nga Ministria e Kulturës, me datën 10.10.2016. Kinemaja është objekt i mbrojtur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore menumrin rendor 467 dhe numri unik në databazë 000362. http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Lista_e_TKMP.pdf
Kinemaja Jusuf Gërvalla është në Pronësi të Komunës së Pejës në kadastër. Në kadastrin komunal Prona figuron si pronë e Komunës së Pejës me numrin e njësisë kadastrale P-71611071-02398-
1.Plani Zhvillimor Urban 2006-2025 i miratuar me 14.05.2007 në Kuvendin Komunal Pejë e vendos objektin e kinemasë si një ndër monumentet më të rëndsishme për pjesën jug-përendimore të qytetit bashkë me teatrin dhe objektet tjera të listuara në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Pejës.
Plani Zhvillimor Komunal 2006-2025 i miratuar me 14.05.2007 në Kuvendin Komunal Pejë. Kinemaja bashkë me një sërë monumentesh paraqesin rëndësi për zhvillimin komunal dhe identitetin kulturor të qytetit, duke u listuar me monumentet tjera të trashëgimisë kulturore sikur që janë kullat, muzet dhe teatroja.
Vlerat shoqërore dhe kulturore
Historiku i ndërtesës – Kinemaja është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit 20 dhe është njëra ndër objektet më të vjetra publike në Pejë. Në këtë ndërtesë është sjellë për herë të parë teknologjia e projektimin përmes shiritit filmik 35 mm, ndërsa tashmë shtatë dekada hapësira e saj është pikë referente për ngjarjet kulturore në qytet. Kinemaja Jusuf Gërvalla është dëshmi e traditës artistike, filmike dhe teatrale të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit.
Vendlindja e festivaleve – Kinemaja Jusuf Gërvalla është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Pejës para dhe pas luftës së fundit. Në hapësirën e Kinemasë Jusuf Gërvalla kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kinemasë Jusuf Gërvalla. Prandaj, çfarëdo tjetërsimi i kësaj hapësire, nënkupton edhe sulm mbi këto ngjarje të skenës kulturore të Pejës.
Shënjues (pikë referimi) kulturor – Përveç vlerave të trashëgimisë kulturore, Kinemaja Jusuf Gërvalla është shndërruar edhe në një shënjues kulturor, pasi që është njëra nga pikat e referimit më të njohura në qendrën e qytetit. Si shënjues kulturor, Kinema Jusuf Gërvalla është shndërruar në ikonë (një simbol me kuptime të shumta) që përfaqëson (shënjon) një epokë, një zonë, një besim, një kulturë, një qytet, dhe një traditë. Shënjuesit kulturor dhe historik të qyteteve sot trajtohen në nivel të njëjtë me monumentet e trashëgimisë kulturore, ndërsa në shumë raste ato edhe janë shpallur monumente në mbrojtje për shkak se me kohë janë shndërruar në shënjues kulturor (cultural landmark).
Kujtesa kolektive – të gjitha këto vlera shoqërore dhe kulturore i japin Kinema Jusuf Gërvallës një hapësirë të veçantë në kujtesën kolektive të qytetarëve. Struktura urbane e qytetit të Pejës ka pësuar transformime drastike viteve të fundit, me ç’rast është sulmuar kujtesa e qytetarëve (jo vetëm nga Peja) për qytetin. Shitja dhe rrënimi i Kinemasë Jusuf Gërvalla do të ishte edhe një goditje për qytetin të cilin qytetarët duan ta kujtojnë. Mijëra qytetarë të Pejës janë duke e mbështet iniciativën për mbrojtjen e kinemasë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mosndryshimin e destinimit dhe ruajtjen e objektit të kinemasë në formën aktuale. Prandaj, çdo përpjekje për ndryshimin e strukturës aktuale të objektit ose/dhe ndryshimin e destinimit si hapësirë kulturore/filmike (kinema), përveç tjerash paraqet edhe shkelje të vullnetit të qytetarëve të Pejës dhe sulm mbi kujtesën kolektive të tyre.
Skena e pavarur e kulturës në Pejë zotohet të
Shndërrojë kinemanë në një hapësirë kulturore të vetëqëndrueshme dhe shumëfunksionale, e cila ofron një numër programesh (film, produksion, edukim filmik, hapësirë komunitare dhe të tjera).
Iniciativa për t’ia kthyer kinemanë qytetit është e strukturuar rreth një numri veprimesh, që do ta pasojnë këtë deklaratë të përbashkët, ndërsa rekomandimet tona për institucionet shtetërore janë:
- Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë Jusuf Gërvalla nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,
- Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit
- Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe vendor, dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinema Jusuf Gërvallës.
Organizatat e nënshkruara:
1.7 Arte
2.Advocacy Training & Resource Center – ATRC
3.Alter Habitus
4.Anibar
5.Aragonit
6.Artpolis
7.Asociacioni Kosovar “Chopin”
8.Autostrada Biennale
9.CBM
10.CDF
11.CHwB Kosova
12.CRDP
13.CTI-P
14.DAM Festivali
15.Docomomo_Kosova
16.DokuFest
17.EC Ma Ndryshe
18.ERA
19.Festivali i Arkitekturës në Kosovë
20.Fondacioni Kosovar i Arkitekturës
21.Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF
22.Fondacioni Lumbardhi
23.Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Legatum
24.FRABAAC
25.Fryma e Re
26.IITP
27.Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
28.Instituti Demokratik i Kosovës – KDI
29.Instituti GAP
30.Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS
31.Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP
32.INTEGRA
33.Komunikimi Social – KOMS
34.Konsumatori
35.KosovaArs
36.Let’s do it Peja
37.Lëvizja FOL
38.Marimangat
39.Me dorë në zemër
40.Motrat
41.NGOMfest
42.Nisma Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)
43.OJQ “ETEA”
44.OJQ “Mitrovica Guide”
45.OJQ “Mundesia”
46.OJQ BFF
47.OJQ PRAM
48.OJQ Rritu
49.ORCA
50.Plenumi për Arsim
51.Qendra Multimedia
52.Qendra RInore Mitrovice-QRM
53.Qendra Rinore “Ate Lorenc Mazrreku”
54.REDO Conference
55.Riverside
56.Rrjeti i Grave të Kosovës
57.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Pejë
58.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Prizren
59.S’Bunker
60.Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
61.STIKK
62.Syri i Vizionit
63.Shoqata për Përsonat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”
64.Teatri ODA
65.X40