66 aksidente ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt, një i vdekur e 34 të lënduar

Prishtinë | 06 Jan 2025 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt.

Bilanci i këtyre aksidenteve është një i vdekur dhe 34 të lënduar.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga policia.

Sipas organeve të rendit, po ashtu janë shqiptuar 808 gjoba kundërvajtëse e janë hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme