Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën praktike 66 praktikantë.
Përzgjedhja e juristëve të rijnë është bërë në bazë të një konkursi publik të shpallur nga kjo gjykatë. Praktika do të zgjatë një vit dhe praktikantët do të plotësojnë kushtin ligjor për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës.
Siç njofton kumtesa, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, u uroj mirëseardhje të gjithë praktikantëve, duke ju uruar suksese në punën e tyre.
Po ashtu kryetarja e Gjykatës i njoftoi për Departamentet e Gjykatës, zhvillimin e seancave gjyqësore, po ashtu kërkoi nga ata që të shprehin interesim në çdo lëmi gjyqësore, të angazhohen që të marrin sa më shumë njohuri me qëllim të ngritjes dhe avancimit të tyre profesional.
Praktikantët në Gjykatë kanë filluar punën sot me datë 26 mars 2018 dhe janë shpërndarë nëpër Departamentet e Gjykatës, po ashtu edhe nëpër Degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.