Analisti politik, oferta e LDK-së e shkel Kushtetutën kështu duhet të veprojë Albin Kurti! Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë ditës së sotme i është përgjigjur ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ku LDK po insiston që ministritë të ndahen 5 me 5, e kryeparlamentari t’i kthehet përsëri LDK e më pas kur ta marr postin […]
Analisti politik: Oferta e LDK-së shkel Kushtetutën

Analisti politik, oferta e LDK-së e shkel Kushtetutën kështu duhet të veprojë Albin Kurti!
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë ditës së sotme i është përgjigjur ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ku LDK po insiston që ministritë të ndahen 5 me 5, e kryeparlamentari t’i kthehet përsëri LDK e më pas kur ta marr postin e Presidentit, kryeparlamentari t’i kthehet përsëri VV-së, shkruan GazetaBlic.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë se LDK po bën shkelje të Kushtetutës së vendit, pasi që nuk i takon asaj as kryeparlamentari dhe nënkryetari i dytë siç po e kërkon ajo.
Tahiri thotë se me Kushtetutë nuk ka nënkryetar të dytë apo të tretë, por janë vetëm nënkryetarë.











