Instituti për Hulumtime dhe Analiza ka prezantuar hulumtimin për punën 100 ditore të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Dorajet Imeri nga ky institut tha se ky prezantim përfshin 900 të anketuar të pyetur për arritjet dhe sfidat e qeverisë Haradinaj.
Arian Janova, hulumtues i këtij projekti prezantoi 10 pyetjet e këtij prezantimi. Bazuar në të dhënat hulumtimin del se 68 % e qytetarëve thotë që fati i qeverisë së Ramush Haradinaj është i lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Tri arritjet më të mëdha konsiderohen sipas qytetarëve konsiderohen të jenë energjetika, shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendëse.
32 % energjetika e qytetarëve kanë thënë se shpronësimi në Haqde dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është e arritur e qeverisë Haradinaj, pastaj 28% të arritur shohin edhe në shëndetësi, 17 % te stimulimi i prodhimeve vendëse dhe 10 % në arsim.
Qytetarët janë pyetur edhe sa i përket dështimeve të kësaj qeverie. Si dështimin më të madh 47 % e qytetarëve i shohin shpenzimet e mëdha duke përmendur numrin e madh të ministrave e zëvendësministrave.
Pastaj 28 % mendojnë se dështim është edhe mos liberalizimi i vizave dhe 25% thonë qe qeveria ka dështuar të mundësoj krijimin e vendeve të reja të punës.
Qytetarët kanë vlerësuar Haradinaj si dinamik, transparent, këmbëngulës dhe popullsitë. 900 të anketuarit u pyetën edhe sa i përket dallimeve mes dy qeverive asaj Haradinaj dhe Mustafa.
“Dallimet mes qeverisë Haradinaj dhe Mustafa më 100 ditëshin e parë, Qeveria Haradinaj numrin e vogël të deputetëve të koalicionit ajo Mustafa numrin më te madh të deputeteve të koalicionit; Qeveria Haradinaj ngritjen enorme të shpenzimeve qeveritare, Qeveria Mustafa uljen e shpenzimeve qeveritare; menaxhimi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë, Qeveria Mustafa mungesën e vullnetit të shpronësimit në Hade dhe Shipitullë”, sqaroi Janova.
Ndërsa si sfida të Qeverisë në 100 ditëshin e ardhshëm sipas qytetarëve parashihen të jenë: Demarkacioni me 32%, si problem shihet Gjykata Speciale me 28%, Liberalizimi i vizave me 23%, Asociacioni i komunave serbe me 9%, si dhe Themelimi i Forcave të Armatosura me 8%.