Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka shënuar ditën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë me marshin me moton “ Nuk ka arsyetim!”.
Në këtë marsh e pranishme ishte edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Me këtë rast Magbule Berisha, hulumtuese në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, tha se me anë të këtij marshi po bëjnë thirrje që të luftojnë dhunën në baza gjinore, respektivisht dhunën ndaj vajzave dhe grave, “pasi që dihet që gratë dhe vajzat janë gjithnjë më shumë viktima të dhunës në baza gjinore”.
“Ne sot do të vazhdojmë të marshojmë nga këtu deri te Qeveria për t’i vendosur disa pankarta lidhur me dhunën ndaj grave dhe fëmijëve ku 68% të rasteve të grave kanë pësuar dhunë në familje e po ashtu kjo shifër sillet edhe tek dhuna seksuale”, tha ajo duke shtuar se kanë bashkëpunim me zyrën për barazi gjinore në kuadër të kryeministrisë”, tha Berisha.
Në fund të marshit u vendosën disa pankarta në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës.