Hulumtimi më i ri i Qendrës për studime euroatlantike (CEAS) tregon se 11 % e qytetarëve të Serbisë mbështesin hyrjen e saj në NATO, 68 % janë kundër, ndërsa 21 % e tyre janë të pavendosur, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë drejtoresha e kësaj qendre Jelena Miliq, e cila e ka vlerësuar interesant shtimin e numrit të të pavendosurve si dhe zvogëlimin e atyre që kundërshtojnë integrimet euroatlantike.
Ajo për gazetën e Beogradit “politika” tha se thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me NATO-n është parakusht për formalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë.
Arsyen e kundërshtimit për anëtarësim në NATO nga qyetarët, Miliq e sheh te bombardimet që NATO-ja kishte bërë në Serbi në vitin 1999.