Një person ka tentuar t’i japë fund jetës në Pogradec, duke terrorizuar qytetarët. Mësohet se shtetasi A. Q., 68 vjeç, ka tentuar të hidhet nga kati i gjashtë i një pallati.
Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, Zjarrfikësja dhe Ambulanca, të cilët pas negociatave me shtetasin e mësipërm kanë bërë të mundur zbritjen e tij dhe neutralizimin e situatës.
Shtetasi A.Q. është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit për të kryer kontroll mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.