7 faktorët e mëposhtëm ndikojnë në bukurinë e një gruaje, pavarësisht rimelit, buzëkuqit apo kremit që ajo përdor.
1. Pasionet
Një grua e bukur nuk mund të kuptohet pa pasionet e saj. Ajo i dedikon kohë gjërave që i pëlqejnë më shumë të bëjë, gjëra që i japin më shumë gëzim, apo gjithçka që jeta i ofron, pavarësisht marrëdhënieve që ka me shoqërinë apo partnerin.
2. Dhembshuria
Një grua e ftohtë mund ta dashurojë veten, por kush e do atë? Mendojeni. Nëse një grua nuk ndjen për askënd, kush do të ndjejë për të. Dhembshuria dhe empatia për të dashurin, kolegun apo shokun është “ngjitësi” që mban marrëdhëniet të shëndetshme.
3. Truri
Miti na thotë se një grua e bukur nuk është e zgjuar. Kjo është një situatë lose-lose: nëse ajo është e bukur, nuk mund të jetë e zgjuar, dhe nëse është studioze, nuk mund të jetë e mbajtur. Të mohosh intelektin e dikujt është njësoj sikur të bërtasësh: “Nuk kam nevojë ta kuptoj botën- bota ka nevojë të më kuptojë mua.” Bota nuk funksionon kështu.
4. Shpirti argëtues
Nuk është e shkruar askund që një grua duhet të jetë pozitive gjatë gjithë kohës. Një grua mundet dhe do të provojë zhgënjime në jetë, si çdokush. E rëndësishme është të ketë një sens aventure dhe dashamirësie për gjithçka që jeta i ofron.
5. Aftësia për t’u ringritur
Asgjë nuk është më e bukur se një grua që refuzon të dorëzohet. Bota i dashuron gratë luftarake! Dhe kjo nuk është një mantra ultra-feministe dhe as nuk ka të bëjë me ndonjë farë kontrolli mbi tjetrin, apo mungesën e tij. Është thjesht, të besosh se jeta nuk mund ta vërë përposhtë, për aq kohë sa ajo nuk e lejon këtë.
6. Vetëbesimi
Vetëbesimi ndryshon nga të kërkuarit e vëmendjes apo të kërkuarit e konfirmimit nga jashtë. Besimi nuk ka të bëjë me rënien në sy apo konfirmimin nga jashtë se sa mirë dukemi, flasim, mendojmë apo sillemi. Vetëbesimi është të ndjerit krenar mbi mënyrën se si dukemi, flasim, mendojmë apo sillemi.
7. Energjia
Si përfundim, cilësia më e bukur e një gruaje të bukur është energjia e saj. Nëse një grua i manifeston cilësitë e mësipërme: ndjek pasionet e saj, tregon dhembshuri, ka intelekt, manifeston një sens aventure dhe ka vetëbesim, atëherë, ajo do të ketë edhe një energji të dashur.