7 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para së të flenë

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Ora e fundit e ditës është super e rëndësishme nëse doni që të shfrytëzoni në maksimum ditën e nesërme. Provoni këtë regjim për të qënë gati për kapjen e ditës së nesërme.

1.Organizoni të nesërmen

Kjo ide duket shumë e përgjithshme, por ende shumë pak e bëjnë këtë gjë. Të paktën, vendosni një regjim për ditën. Krijoni një listë. Bëni gati rrobat që do të vishni të nesërmen. Kjo do tju lehtësojë trurin dhe do ti keni gati gjërat për mëngjesin tjetër.

2. Relaksohuni
Në fund të ditës, ju keni mbajtur në trurin dhe trupin tuaj peshën e aktiviteteve të ditës. Merrni pak kohë për tu qetësuar. Shfletoni një libër, shikoni një film, luani një video-game për ta bërë trurin tuaj të shkëputet nga puna me qëllim që tja largoni stresin.

3. Imagjinoni një të ardhme të preferuar
Heqja e mendjes vjen fuqishëm gjatë ditës dhe ju bën të harroni përse po punoni kaq fort. Merrni pak hapësirë mendore për të menduar se si gjërat mund dhe duhet të jenë. Imagjinoni veten tuaj si ai personi i lumtur dhe i suksesshëm që ju keni zgjedhur të jeni.

4. Falni veten tuaj
Asnjë nuk është perfekt dhe njerëzit ambiciozë kanë tendencën të jenë më të ashpërit ndaj vetes së tyre. Jepini vetes notat pozitive që meritoni. Lëreni zemrën tuaj ta di se nëse nuk arrini perfeksion sot nuk do të thotë se nuk do të jeni të suksesshëm nesër. Mbështeteni veten tuaj.

5. Merrni pak dashuri
Ju keni qënë ai ushtari i mekanizuar gjatë gjithë ditës, kështu është koha të jeni përsëri njerëzor dhe të ndjeni pak dashuri. Kaloni kohë me të dashurit tuaj dhe ndjeni atë ndjesi të ëmbël brenda jush. Luani me fëmijët, përqafoni partnerin tuaj. Kjo ju çon kaq larg për tu ndjerë njerëzor dhe i lumtur.

6. Falendëro Zotin
Asnjë person i suksesshëm nuk shkon lart vetë. Suksesi kërkon një stuhi perfekte mbështetje dhe mundësie. Mendërisht falendëro të gjithë ata që kontribuojnë në arritjen tuaj çdo ditë. Jepini falenderime shpirtërore forcave përtej atyre fizike gjithashtu.

7. Pastroni mendjen
Gjumi po afron, por një gjumë i mirë kërkon një mendje të qartë dhe të shëndetshme. Përdorni frymëmarrjen dhe meditiminndaj të gjitha atyre mendimeve që ju mbajnë zgjuar. Merrni frymë thellë dhe lëreni shqetësimin mendor ta lëshojë trupin tuaj me çdo frymëmarrje. Shumë shpejt mëngjesi do të vijë me një aventurë të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme