7 gola në Stade de France, Franca në gjysmëfinale

Prishtinë | 03 Kor 2016 | 22:55 | Nga

Islanda është kombëtarja e vetme që ka realizuar gol nga loja e hapur ndaj Francës në Euro 2016 deri tani.

Në fazën e grupeve, Franca kishte pësuar vetëm një gol. Atë nga Rumania në ndeshjen e parë. Këtë gol e kishte shënuar Stancu nga penaltia.

Në dy ndeshjet tjera ndaj Zvicrës dhe Shqipërisë, Franca nuk pësoi gol.

Në 1/8 e finales, francezët fituan me rezultat 2 me 1 dhe të vetmin gol e pësuan sërish nga pika e bardhë.

Tani Franca në çerekfinale ka fituar me rezultat 5 me 2 dhe të dy golat i ka pësuar nga loja e hapur.

Kolbeinn Sigthorsson dhe Birkir Bjarnason shënuan golat për befasinë e këtij kampionati.

123 hghg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme