Çfarë e bën një person që të ecë me kokën lart në mes të një turme? …
Vetëbesimi!
Nuk ka rëndësi se çfarë kanë vëshur, si duken, apo cilat janë arritjet e tyre. Vetëbesimi i vërtetë çon në një jetesë të shëndetshme. Ja cilat janë 7 mënyrat e shëndetshme për të rritur vetëbesimin që mund t’i përdorni në çdo ditë të jetës:
1. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve t’ju ndalojnë
Nëse përshtatesh dhe shkon me turmën, njerëzit do t’ju quajnë ndjekës. Por nëse fillojmë të bëjmë gjërat tona vetë, njerëzit do të na thonë të sëmurë për vëmendjen. Ideja është që çdo gjë që ne bëjmë do të gjykohet. Secili duhet të jetojë jetën e tij duke mos u dhënë shumë rëndësi mendimeve të të tjerëve.
2. Pse nuk përshtateni?
“Është shumë e rëndësishme që të kuptoni që jo çdokush mund të jetë gjithçka. Për të kuptuar se përse nuk përshtateni dot, është e rëndësishme të jeni të sinqertë me veten si fillim”,- thotë Jay Shetty.
3. Të jesh i vetëdijshëm rrit vetëbesimin
Të pranosh pikat e forta dhe pikat e dobëta rrit vetëbesimin. Kur një person fillon të punojë me dobësitë e veta, njerëzit kritikë kanë më pak fuqi që të ndikojnë në jetën e tij.
4. Shprehni veten tuaj
Çelësi për të komunikuar me vetëbesim është të shprehni besim. Jay Shetty liston 4 mënyra se si mund ta shprehim veten tonë mirë:
a. Jini të sinqertë.
b. Jini të dobishëm për të gjithë.
c. Mos shqetësoni të tjerët.
ç. Fokusohuni tek filozofia.
5. Mos gjykoni të tjerët
Fokusohuni tek vetja juaj, jo tek të tjerët. Kjo ju çon drejt suksesit.
6. Veproni
Vetëbesimi lidhet me një ide që mund të keni, si dhe me vënien e saj në praktikë.
7. Gjeni njerëz që ju sfidojnë
Njerëzit sfidues ju bëjnë të punoni më shumë dhe të motivoheni për gjërat që doni të arrini.