Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj.
Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit, ja përdorimet e tij:
Kurë për të shëruar plagët: nëse keni plagë që nuk ju mbyllen lehtë, vendosini pak mjaltë organik mbi plagë dhe lidheni plagën me napë. Mjalti ka veti anti-inflamatore, vret bakteret dhe mikrobet dhe stimulon sistemin im-unitar.
Maska për lëkurë:ndryshe nga vajrat, mjalti parandalon tharjen e lëkurës. Ai mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe trajton të gjitha problemet e lëkurës.
Shampo natyrale: mjalti shërben edhe për kujdesin ndaj flokëve. Në 200 ml ujë, holloni 1 lugë mjaltë dhe shpëlajeni kokën. Mjalti lufton zbokthin, yndyrën, i mban flokët më të hidratuar dhe të shndritshëm.
Shurup kolle: mjalti është i mahnitshëm për të trajtuar të ftohurat, gripin dhe kollën. Ai nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të përdoret edhe për fëmijët. Kombinoni 1 lugë lëng limoni me 1 lugë mjaltë dhe trajtoni kollën dhe vi-rozat e dimrit.
Përmirëson funksionin e zorrëve: mjalti vepron si laksativ i butë, lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe lufton parazitët. Pini çdo mëngjes 1 gotë ujë të vakët ku keni tretur 1 lugë mjaltë.
Përmirëson tretjen: mjalti është ilaç natyral në trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ai lehtëson tretjen, trajton ulcerat, rregullon sekretimin e lëngjeve të stomakut, ka veti anti-inflamatore etj.
Trajton pagjumësinë: mjalti është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, ai rrit nivelin e insulinës dhe serotoninës. Mjalti është ideal për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin. Çdo natë pini 1 gotë qumësht të vakët me 1 lugë mjaltë.