Më 7 shtator 2025, bota do të përjetojë një nga fenomenet më të rralla astronomike – një eklips i plotë hënor, i njohur edhe si Hëna e Kuqe (Blood Moon). Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e bllokuar dritën e diellit që normalisht e ndriçon Hënën. Në këtë rast, Hëna merr një ngjyrë të kuqërremtë magjike.
Ky eklips do të jetë i dukshëm për mbi 7 miliardë njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe Evropën dhe Kosovën. Astronomët theksojnë se ky është një rast i rrallë, pasi eklipset e plota nuk ndodhin shpesh dhe shpesh nuk janë të dukshme në të gjitha kontinentet njëkohësisht.
Për ta parë më qartë, këshillohet të zgjidhet një vend i hapur, larg dritave artificiale të qytetit. Pika kulmore e eklipsit pritet të zgjasë rreth 84 minuta, duke e bërë atë një nga spektaklet më të gjata të dekadës. Shkencëtarët e quajnë këtë një moment të veçantë për t’u ndalur dhe për të reflektuar mbi bukurinë dhe madhështinë e natyrës