7 simptomat e anemisë

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Një nga dilemat me aneminë është se simptomat janë mjaft të zakonshme: lodhje, dobësi, disa vështirësi për të menduar me qartësi. Janë të gjitha të pacaktuara.

Jo shumë njerëz i dinë shenjat paralajmëruese të anemisë, pavarësisht faktit se anemia- mungesa e hekurit është një nga format më të zakonshme të kësaj sëmundje delikate dhe të heshtur.

Trupi juaj ka nevojë për hekur dhe është thelbësor për të prodhuar qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut. Pa hekur, trupi juaj ka vështirësi në krijimin e qelizave të gjakut – që do të thotë se humbja e gjakut nga një prerje ose cikli menstrual i një gruaje mund të shkaktojë komplikime.

Për të mos harruar, se duke qenë anemik edhe po të mos humbisni gjak mund të çojë në probleme në jetën e përditshme.

Gjakderdhja është një nga shkaqet më të spikatura të mungesës së hekurit, sepse kur ju rrjedh gjak ju humbni qelizat e kuqe të gjakut që përmbajnë hekur”.

Prandaj, njohja e shenjave të anemisë mund t’ju vërë në dijeni që të merrni diagnozën e duhur dhe ta trajtoni atë që në fazat e hershme të saj duke parandaluar ndonjë ndërlikim.

KËTO JANË SHENJAT PARALAJMËRUESE TË ANEMISË:

Lodhja

Sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, “Simptoma më e zakonshme e të gjitha llojeve të anemisë është lodhja. Lodhja ndodh sepse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen në disa pjesë të tij.”

Shumë njerëz ndjejnë lodhje për një numër arsyesh: stresi, sëmundja, sëmundje të tjera. Por lodhja që ndjejnë njerëzit që janë anemikë është shumë më ndryshe nga lodhja që mund të ndihet pas një gjumi jo të mirë të një nate.

Njerëzit që janë anemikë shpesh tregojnë se ndjehen të lodhur gjithë kohën, 24/7. Nëse ndjenja e lodhjes po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, anemia mund të jetë fajtore dhe ju duhet të bëni një vizitë tek mjeku.

Membrana të zbehta

Membrana mukoze mbi sytë tuaj është një tregues i madh nëse dikush vuan nga anemia. Për ta zbuluar atë, kontrolloni zonën brenda kapakut të poshtëm të qerpikëve.

Kjo zonë është e mbushur me vena e cila duhet të pompojë gjak të shëndetshëm nëpër to. Nëse kjo zonë duket tejet e zbehtë, kjo mund të jetë një shenjë që ju nuk jeni duke marrë gjak të mjaftueshëm – pra jeni anemikë.

Vështirësi për të marrë frymë

Shumica e njerëzve me anemi ndihen rehat duke qëndrar pa lëvizur. Megjithatë, ata ndjejnë shpesh vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti fizik, për shkak se gjaku nuk mund ta shpërndajë oksigjenin në rritje që kërkon trupi.

Kështu, ata marrin frymë shpejt dhe thellë me një përpjekje refleksike për të rritur sasinë e oksigjenit në gjak”.

Prandaj, nëse një ngjitje e shkurtër e shkallëve ju lodh, ose nëse ju ndjeheni sikur nuk mund të arrini të merrni frymë pas një stërvitje të shkurtër, kjo është një shenjë se trupi juaj nuk po merr oksigjenin që i nevojitet përmes gjakut të shëndetshëm të qelizave të kuqe.

Ankthi

Nëse vuani tashmë nga ankthi, mund të jetë e vështirë të përcaktoni saktësisht nëse kjo vlen për ju. Megjithatë, nëse keni zhvilluar kohët e fundit simptoma ankthi, si për shembull zemra po të shkulet nga rrahjet, anemia mund të jetë shkaktari.

Arsyeja është, se gjaku juaj po pompon më shumë dhe më shpejt, duke u përpjekur për të marrë më shumë oksigjen. Ajo që rezulton është një zemër që rreh shpejt – ndjenja ankthi pa menduar gjëra që të shkaktojnë ankth.

Mpirje

Trupi juaj ka nevojë të ushqejë vendet ku shkon gjaku dhe organet janë pjesët më të rëndësishme të trupit tuaj.

Pra, në mungesë të gjakut të shëndetshëm për t’u përdorur, trupi juaj mund të fillojë të përdorë gjakun që shkon tek krahët, duart dhe këmbët për të mbajtur të furnizuar me gjak pjesët e tjera të trupit tuaj.

Kjo do të thotë që ju keni të ngjarë të përjetoni mpirje në gjymtyrët tuaja.

Dhimbjet e kokës

Gjithkush ka dhimbje koke çdo herë në një kohë kështu që një dhimbje koke në vetvete nuk tregon shpesh anemi. Megjithatë, nëse simptoma të tjera në listë janë shfaqur dhe ju po përjetoni gjithashtu dhimbje koke të shpeshta pa ndonjë qetësim nga lehtësuesit e dhimbjeve, ju duhet të takoni mjekun tuaj dhe të bëni testin e anemisë.

Dhimbjet e kokës, të shoqëruara me disa simptoma të tjera, mund të jenë një shenjë se trupi juaj nuk po merr oksigjen dhe gjak të mjaftueshëm në vendet ku duhet të shkojnë.

Perioda të rënda ose të parregullta

Tek gratë, anemia mund të shkaktohet nga fibrat e mitrës, të cilat ndodhen brenda në zgavrën e mitrës. Këto fibra janë shpesh shkak i periudhave tejet të dhimbshme dhe të rënda.

Gratë që kanë vërejtur një parregullsi në periodat e tyre, si dhe gjakderdhje më të rëndë se zakonisht dhe dhimbje të mëdha, duhet të bisedojnë me mjekun e tyre.

Fajtori mund të jetë vetëm anemia për shkak të mungesës së hekurit.

Probleme me përqëndrimin

Disa njerëz i referohen kësaj si “mjegullim i trurit”, sepse mund të ndiheni sikur keni një vello mjegulle të hedhur mbi të gjitha mendimet tuaja.

Jo vetëm kjo, por njerëzit që ndihen sikur kanë vështirësi të papritur për t’u përqëndruar dhe për të kujtuar gjërat, mund ta përjetojnë këtë sepse “nivelet e ulëta të hekurit mund të kenë ndikim në performancën, gjykimin dhe aftësinë për t’u përqëndruar”.

Pa e ditur arsyen, shumë prej këtyre simptomave mund të jenë shqetësuese, ose thjesht të shfaqura si diçka tjetër. Anemia prek qindra mijëra njerëz dhe është më e zakonshme se sa dikush mund të mendojë.

Nëse të gjitha shenjat përputhen, pjesa tjetër varet nga ju – të shkoni tek një mjek nëse dyshoni se mund të jeni duke vuajtur nga anemia, duke u siguruar që të bëni testet e duhura dhe të merrni diagnozën e duhur, kështu që ju mund të riktheni shëndetin e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme