7 vese të çuditshme të CEO-ve të suksesshëm

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 01:53 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit prej shumë vitesh analizojnë sjelljet e CEO-ve, si për shembull çfarë ore shkojnë të flenë, apo çfarë librash ka në raftin e tyre, me shpresën për të kuptuar si të bëhen edhe ata të suksesshëm.

Ka nga ata që për të qëndruar të lumtur në punë dhe produktivë përdorin metodat klasike, dhe ka nga ata që shkojnë pak më tutje, duke pasur qasje të çuditshme. Më poshtë do të shikoni disa vese rutinë të mëngjesit të përdorura nga CEO të suksesshëm, që mund ti përdorni edhe ju, ose jo.

Kalo kohë cilësore më qenin tënd. Drejtori i NextDesk, ka një axhendë shumë strikte nga ora 3.30 deri në orën 7.15. Pasi zgjohet pi rreth 2 litra ujë, 2 filxhanë me kafe dhe një smuthi të shëndetshëm. Pastaj kalon rreth 30 minuta me qenin. Kafshët janë një terapi shumë e mirë, duke filluar që nga koha e universitetit.

Bëj një dush të ftohtë që në mëngjes. Çdo mëngjes, CEO i Pinterest, Tim Kendall, zbraz një kuti me akull, nga ato të frigoriferit, në vaskë. Përdor një termometër për të matur temperaturën e ujit, dhe futet në të për rreth 5 minuta. Pas këtij dushi të ftohtë ai është gati për në punë. Ndihmon në përqendrim dhe qëndrimin energjik gjatë gjithë ditës.

Mëso të qëndrosh i qetë nën presion duke u shtrirë në krevat me gozhda. CEO i Retro Fitness, Eric Casaburi, beson se nëse vërtet do të jesh i fokusuar kur kohët e vështira vijnë atëherë duhet të praktikosh të vesh veten në situata jo të rehatshme dhe të mësosh të mendosh drejtë në ato kushte. Prandaj ai përdor këtë krevat me gozhda, pasi beson se do ju ndihmoj të merrni vendime më të mira kur jeni nën presion,

Shko në zyrë me kolegët e tu të punës. Kjo është një praktikë që e ndjek Presidenti i Lyft John Zimmer, përveçse ha të njëjtin mëngjes gjatë gjithë javës. Ai shkon në punë bashkë me bashkëthemeluesin e kompanisë, mikun dhe kolegun e tij Logan Green.

Luaj në piano sapo zgjohesh. CEO i Green Pal, Gene Caballero, thotë se gjëja e parë që ai bën sapo zgjohet është të luajë në piano. Ai thotë, ‘Është argëtuese, më pëlqen shumë ta bëj këtë, sepse të luash një instrument është vërtetuar shkencërisht të përfshijë çdo pjesë të trurit në të njëjtën kohë, kryesisht atë vizuale, auditive dhe motorike. Pra e bën potencialin tënd mendor të zgjohet’.

Vish të njëjtën veshje çdo ditë. E ka nisur i pari Mart Zuckerberg, duke e konsideruar si një mënyrë të mirë për të rritur fokusin në punë. Dhe këtë e përdor edhe Adrian Salamunovic, CEO i CanvasPop. Ai ka pafund bluza të zeza me jakën V, xhinse të zeza dhe konversa. Kjo është ideale sepse ke një gjë më pak për të menduar në mëngjes.

Zgjohu në 04.00 të mëngjesit, medito, dhe shtrihu sërish për të fjetur. Këtë të metodë të veçantë e përdor CEO i Neighborly, Jasen Wilson. Ai zgjohet për të bërë një meditim të udhëzuar, pra nuk harxhon asnjë energji për ta mbajtur veten zgjuar por lejon udhëzuesin ta marr me vete në këtë meditim të veçantë, duke e zënë sërish gjumi. Pastaj zgjohet disa orë më vonë plot me energji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme