70 vjeçarja nga Kaçaniku që është kthyer nga Italia dërgohet për analiza në QKUK

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një grua e moshës 70 vjeçare nga Kaçaniku që pak ditë më parë ka ardhur nga Italia për në Kosovë është dërguar urgjentisht në QKUK, nën dyshimet se mund të jetë e infektuar me virusin korona.

Rastin e ka konfirmuar drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut, Diana Reka. Ajo ka deklaruar se e njëjta është dërguar për t’iu bërë analizat.

“Po jemi të njoftuar, dyshohet është një person i moshës 70 vjeçare. Jemi të informuar, megjithatë duhet të priten analizat”, ka deklaruar ajo.

70 vjeçarja kishte ardhur ditë më parë nga Italia, derisa, në rast se analizat dalin se ajo është e infektuar me virusin korona atëherë, do të izolohen dy familje, pasi që ditë më parë e njëjta kishte marrë pjesë në një varrim, shkruan Express.

Gruaja është nga fshati Begracë i Komunës së Kaçanikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme