Mbi 7 mijë policë serb, 250 forca speciale ruse dhe sigurim personal për sigurinë e Putin-it në Beograd
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë me datën 17 janar, saktësisht të enjten.
Sipas mediave serbe Putin do të sigurohet nga mijëra policë, duke cekur shifrën e mundshme të 7 mijë pjesëtarëve të policisë serbe.
Tutje është deklaruar se anëtarët e Ministrisë së Brendshme do të marrin masat maksimale të sigurisë, të cilat poashtu do të ndikojnë në ndryshime të shumta në trafik, në pjesë të caktuara të Beogradit.
Përveç kësaj edhe 250 forca speciale elite ruse dhe një pjesë e sigurimit personal të presidentit rus tashmë kanë arritur në Beograd.
Pjesëtarët rusë do të bëjnë kontrollimin e rrugëve në të cilat do të lëviz Putin, vendet e takimit, kondicionerët, ushqimet, internetin e shumë gjëra të tjera si dhe do të vendosin snajperët në kulmet më të lartë të ndërtesave në Beograd.
Inteligjenca ruse njashtu ka bërë të ditur se do të këtë teknologjinë më të zhvilluar për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm përmes dronëve, e që sipas ‘Politika’ është pajisje të cilën Serbia nuk e ka
Ushtria e Serbisë gjithashtu do të marrë pjesë në sigurinë e Putin-it, duke ndjekur planin e presidentit rus që nga momenti që ai hy në hapësirën ajrore të Serbisë.