71.6 % e burrave thonë se leja prindërore është e mirë për familjen

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 11:39 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka bërë lansimin e punimit “Ndryshimi i paradigmës. Barazi përmes lejes prindërore”.

Rritja e numrit të burrave që marrin leje prindërore konsiderohet të ketë ndikim pozitiv në avancimin e barazisë gjinore, raporton Ekonomia Online.

Aktualisht, ligji i punës ua mundëson baballarëve të marrin vetëm dy ditë pushim me pagesë (neni 50) dhe dy javë pushim pa pagesë, që mund të merren në çdo kohë para se fëmija të mbush moshën tre vjeçare.

Ndërsa sipas hulumtimeve nga D4D, del se 71.6% e burrave të moshës 35-44 vjeçare në Kosovë dhe 62.5% e të punësuarve në sektorin privat mendojnë se leja  prindërore do të ishte një gjë e mirë për të gjithë familjen.

Anëtarja e bordit të D4D, Adriana Gashi, tha se në Kosovë nuk eksiton ndarje e barabartë  e obligimeve familjare.

“Leja prindërore konsiderohet politike publike e cila ju jepet vetëm grave për me qenë afër fëmijëve. Ligji aktual i diskriminon nënat në aspektin financiar”.

Zëvendësministri në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, tha se edhe pse çështjen e lejes prindërore e  rregullon ligji ajo nuk po zbatohet.

“Leja prindërore ka qenë e përfshirë në ligjin aktual të punës por që aplikimi i këtij ligji ka munguar. Fëmijët kanë të drejtë të rriten në pranin e të dy prindërve”.

Menaxherja e projektit, Ajete Kërqeli, tha se leja prindërore ndikon në bilancin në jetën e punës dhe asaj prindërore

“Leja prindërore ndikon në balancë më të mirë të jetës së punës dhe jetës personale. Kjo i ndihmon poashtu edhe me reduktu politikat diskriminuese do të thotë mundësojnë një angazhim më të madhë të grave në tregun e punës”.

Gjatë kësaj ngjarje janë ndarë çmime për kompaninë  më të  mirë të vitit, e cila ka politika që mundëson balancë mes jetës dhe punës duke promovuar lejen e atësisë dhe/ose lejen prindërore.

Në mesin e 80 kompanive konkuruese, kompania “Baruti Gmbh” u shperblye me  çmimin “Fuqizojmë prindërit”, si rezultat i pushimit një mujor që ata ofrojnë për baballarët.

Në këtë aktivitete është bërë edhe ndarja e çmimeve për baballarët e vitit, të cilët kanë marrë leje të atësisë dhe janë angazhuar në kujdes për fëmijët duke mundësuar kështu shpërndarje më të barabartë të detyrave brenda familjes. Nga 67 baballarët të cilët kanë konkuruar, Arben Brovina, Musa Sahiti, Besnik Salihu dhe Pajtim Smolica u  shpërblyen me çmimin “Babai krenar”.

 

Të ngjashme