Punëtorët e minierës së “Trepçës”, janë mbyllur brenda qe tri orë për shkak se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.
Drejtori i minierës “Trepça”, Xhafer Peci tha për Telegrafin se në minierë gjenden 75 punëtorë.
“Ata janë mbyllur që tri orë, numri i punëtorëve është 75, 17 prej tyre kanë qenë duke punuar ndërsa pjesa tjetër janë duke protestuar. Ata do të dalin nga miniera sapo të marrin pagën e tyre” , tha ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.
Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani edhe pse është ndarë kjo vlerë, punëtorët ende nuk janë paguar për pagën e mbetur.