Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është duke mbajtur akademi solemne me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Aktivitetet kryesore përfshijnë:
Hapjen e ekspozitës “Veprimtaritë arsimore në Kosovë gjatë periudhës osmane, përmes dokumenteve arkivore” – bashkëorganizim me Drejtorinë e Arkivit Shtetëror të Presidencës së Republikës së Turqisë
Prezantimin e librit “Vakëfet në Sanxhakun e Nishit gjatë Perandorisë Osmane”
Akademinë solemne (ceremonia kryesore).
Sikurse çdo vit, do të zhvillohet aktiviteti tradicional Java e Arkivit të Hapur.
Nga data 25 – 27 mars, mirëpresim nxënës, studentë, studiues dhe të gjithë të interesuarit.