Dërgohet në QKUK, 77-vjeçarja që u godit nga kamioni në Fushë Kosovë

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 9:30 një këmbësore është goditur nga një kamion në qytetin e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Ekonomia Online, se emergjenca e ka dërguar të lënduarën në QKUK, ndërsa njësitet policore po merren me rastin për të kuptuar shkaktarët e aksidentit.

“Po rreth orës 9.30 në rrugën Pejë- Prishtinë një person/këmbësor është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar në emergjencë përderisa njësitet policore të trafikur po merren me procedurat e vendshiqimit dhe ato hetimore lidhur me rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hoxha për Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme