Vetura godet për vdekje një femër në Vragoli

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 13:46 | Nga

Një femër nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në orët e pasditës pasi është goditur nga një veturë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, drejtuesi i veturës ka goditur tashmë të ndjeren për derisa ishte duke ecur në këmbë, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“I dyshuari mashkull K/shqiptarë nga pakujdesia godet me veturën e tije viktimën femër K/shqiptar (këmbësore) ku si pasojë e lëndimeve te marra viktima ndërron jetë ne vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur te gjitha njësitet relevante dhe me urdhër te prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme