Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka prezantuar të gjeturat e Edicionit të Shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë.
Në këtë konferencë u shpalosën të gjetura lidhur me opinionet e qytetarëve për: Besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë të ndara në 4 grupe: Institucionet e sigurisë (Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe AKI); Institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat); institucionet e zgjedhura demokratike (Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe Komunat); si dhe institucionet ndërkombëtare (KFOR dhe EULEX). Perceptimi i respondentëve karshi kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
Mentor Vrajolli nga QKSS, tha se institucionet e sigurisë vazhdohet të kenë besimin më të madh të qytetarëve, para institucioneve tjera dhe gjyqësorit.
Krahasuar me një vit më parë, sipas tij, besimi ndaj FSK-së rezulton se është rritur nga 67 % në 2016 në 78% në 2017. Rritje ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës nga 56% në 61%.
Besueshmëri e lartë e qytetarëve vazhdon të jetë për KFOR-in. Ndërsa niveli i besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit vazhdon të mbetet i ulët. Vetëm 1/4 e të anketuarve kanë deklaruar se i besojnë gjykatave dhe Prokurorisë.
Besimi vazhdon të jetë i ulët edhe për EULEX-in. Me besim të ulët mbesim edhe institucionet publike, Qeveria, Kuvendi dhe Komunat.