Me një aktivitet simbolik, është shënuar 79-vjetori i botimit të numrit të parë të gazetës “Rilindja”. Me këtë rast, janë promovuar të autorit Dr. Hamdi Podvoricës “Gjenocidi i Serbisë dhe përpjekjet për mëvetësi të Kosovës (1990-1999) – në sytë e gazetarit të “Rilindjes” dhe “Komentari i ligjit të trashëgimisë”, raporton Ekonomia Online.
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të rithemelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë.
“Ka kërkime individuale se kjo është një mëkat i madh që është bërë deri më tani, andaj apelojmëqë urgjentisht të rithemelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe të punësohen persona që së paku brenda 15 viteve duke i shfrytëzuar kërkimet individuale si e profesorit Hamdi dhe pastaj ky institut duhet të vazhdoj punën e krimeve nga 89-ën deri 97-ën. E kam shikuar hartën e Kosovës, në çdo qytet mijëra të arrestuar studentë e disa të vrarë si krim i Serbisë. Krimet e ndryshme gjatë kohërave të ndryshme kështu qe instituti qe do themelohet do punë për vite të ardhshme e mandej dhe muzeu me artefakte të luftës në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të shohin se çfarë sakrificash të mëdha janë bërë për këtë liri që sot e gëzojmë”, deklaroi ai.
E autori i librave, Hamdi Podvorica, tha se libri i parë përfshinë një pjesë të shkrimeve të tij dhe atyre që janë botuar nga viti 1972 deri në mbylljen e gazetës “Rilindja”.
“Unë kam qenë gazetar i ‘Rilindjes’ dhe në vitin 1974 isha i bindur se me shkrimet e mia do jap një kontribut për vendin. Vazhdimisht pa rreshtuar kam shkruar shkrime, reportazhe e kolumne për tema të rëndësishme. Për një çast ekranin e mbuloi një fotografi e zezë e një serbi duke e prerë një shqiptar në fyt, për ta ilustruar intervistën zotëri Bajrami mi dha fotografi të siguruara nga UÇK që i kishin gjetur, dhe që nesër vërshuan korrespodentët ku u identifikuan të gjithë kriminelët e fotografuar”, u shpreh autori, teksa foli edhe për librin e dytë të titulluar “Komentari i ligjit të trashëgimisë”.
“Dua të them se me rastin e komentarit kemi konsultuar kodin civil të Gjermanisë, Italisë që i referohen ligjit të rajonit ku ligji i Kosovës ka ngjashmëri me ligjet e tyre. Është i pari në vend dhe është përpiluar mbi metoda të verifikuara. Në çdo paragraf kemi dhënë shembuj praktikë”.