8 fëmijë me COVID të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.
Nga SHSKUK kanë thënë se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 213 pacientë me COVID-19.
141 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Me COVID-19 janë të shtrira edhe 9 gra në Klinikën e Gjinekologjisë.
Ndërsa, 13 pacientë janë në Mjekimin Intensiv.
“Të shtrirë për mjekim 213 pacientë nga Covid-19Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 213 pacientë, të gjithë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë. 141pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.