Pesëdhjetë e pesë për qind e të rriturve nga mosha 18 deri 29 vjeç e përdorin Instagramin (që është përqindja më e lartë në mesin e të gjitha grupmoshave). Ndërsa, tridhjetë e tre për qind e të rriturve në mes të moshës 30 dhe 49 vjeç e përdorin Instagramin (që është përqindja e dytë më e lartë në mesin e të gjitha grupmoshave).
Nëse audienca juaj e synuar është midis moshës 18 dhe 49 vjeç, Instagrami mund të jetë platforma e duhur për t’i arritur klientët tuaj potencialë dhe për t’i shtyrë klientët tuaj ekzistues të angazhohen.
Sa më shpesh që postoni në Instagram, aq më shumë pëlqime dhe ndjekës do të fitoni.
Llogaritë në Instagram që postojnë më shumë se shtatë herë në javë marrin më shumë pëlqime dhe rriten më shpejt se llogaritë që postojnë më pak se shtatë herë në javë. Kjo nuk nënkupton që të postoni disa herë në ditë, sepse publiku juaj mund të mos i shoh disa mesazhe në ditë dhe ju nuk mund të keni kohë të krijoni shumë përmbajtje dhe ta ruani cilësinë e saj.
Ju mund të postoni shpesh vetëm nëse audiencës suaj i pëlqen të shohë disa postime në ditë dhe nëse keni burime për të prodhuar vazhdimisht postime me cilësi të lartë. Përndryshe, postimi në vazhdimësi është më e rëndësishme, sepse nëse dilni nga idetë e përmbajtjes dhe të ndaloni së postuari vazhdimisht rrezikoni t’i humbni ndjekësit tuaj.
Testoni postimet gjatë kohës së drekës dhe jashtë saj. Cilat prej tyre kanë funksionuar më mirë?
Gjithashtu, mund të përdorni edhe mjete si Iconosquare dhe Buffer për t’ju ndihmuar të gjeni kohën e duhur për të postuar në Instagram duke përdorur të dhënat e llogarisë suaj në Instagram.
Instagram Stories gjenerojnë mesatarisht 35 për qind më shumë shikime për markat se Snapchat Stories. Një në pesë storiet e postuara në Instagram nga bizneset merr si përgjigje një mesazh të drejtpërdrejtë.
Kjo zhvendosje e vëmendjes çoi në një rënie të angazhimit në postime. Një mënyrë për të kundërshtuar rënien e shkallës së angazhimit është ndjekja e ndryshimit në sjelljen e përdoruesve, pra postimi i storieve në Instagram.
Për dallim nga platformat tjera të mediave sociale, hashtags janë një normë në Instagram. 88 për qind e postimeve në Instagram përfshijnë të paktën një hashtag.
Përdorimi i hashtags dhe etiketimi i vendndodhjes i ndihmon njerëzit t’i ‘zbulojnë’ postimet tuaja në Instagram. Së paku një hashtag gjeneron një angazhim mesatar prej 13 për qind, ndërsa postimet me etiketim të vendndodhjes marrin mesatarisht 29 për qind angazhim më të madh.
Nëntë hashtags duket të jetë shuma optimale për të marrë angazhimin maksimal. Por, kujdesuni që mos ta teproni me përdorimin e tyre.
Në Facebook, është e qartë se videot i kanë tejkaluar fotot si lloji më i mirë i përmbajtjes. Por kjo është ende e paqartë në Instagram. Ndërkohë që mund të duket se fotot janë ende lloji më i mirë i përmbajtjes në Instagram, ka disa vërejtje që sugjerojnë që videot mund të bëhen së shpejti lloji më i mirë i përmbajtjes. Publikuesit më të mirë zakonisht marrin më shumë pëlqime në fotot e tyre, kurse në video marrin më shumë komente.
Angazhimi mesatar për video po rritet më shpejt sesa angazhimi mesatar për foto (53 për qind rritje kundrejt rritjes 46 për qind). Publikuesit më të mëdhenj po postojnë më shumë video se më parë — deri në 93 për qind të postimeve të tyre mujore.
Nëse videot do t’i tejkalojnë fotot në Instagram, kjo do të varet nga ndjekësit e çdo marke. Më e mira që mund të bëni është të eksperimentoni me video dhe të krahasoni performancën e tyre me fotografitë e postuara.
Sugjerohet që:
Konsumatorët që shohin një foto të krijuar nga përdoruesi kanë një shans më të lartë prej 4.5 për qind që të konvertohen në një klient. Kjo mundësi rritet në 9.6 për qind kur konsumatorët ndërveprojnë me foton.
Për më tepër, fotot e krijuara nga përdoruesit rrisin gjasat për të blerë disa herë nëpër kategori të ndryshme të mallrave. Nëse doni të rrisni angazhimin ose normat e konvertimit në Instagramin tuaj, përmbajtja e krijuar nga përdoruesit është një strategji e madhe për të eksperimentuar. Merrni fotot më të mira nga klientët dhe postojini ato në llogarinë tuaj në Instagram.
Rekomandimi i përgjithshëm për titujt në Instagram është t’i mbani ata të shkurtër. Instagrami tregon vetëm tri linjat e para të një titulli dhe fsheh pjesën tjetër pas një butoni “më shumë”. Nuk ka një gjatësi ideale për një titull. Një titull duhet të jetë aq i gjatë (ose i shkurtër) sa të përcjell mesazhin tuaj. Mund të jetë një emoji ose një paragraf prej 2.000 karaktereve.
Por, rekomandohet që përshkrimi në Instagram të ketë 125 karaktere ose më pak, duke pasur parasysh se marketingu i mediave sociale është një përpjekje shumë individuale dhe specifike. Diçka që funksionon për të tjerët mund të mos funksionojë për ju. (Socialive)