Të rriturit kanë 60 eshtra më pak se foshnjat
Foshnjat, ndonëse janë të vogla, kanë më tepër eshtra sesa të rriturit. Ato në fakt kanë 305 eshtra, ndërsa të rriturit kanë 245. Pra, trupi i njeriut është shumë i komplikuar, saqë edhe një gjë e tillë ka mundësi të ndodh. Kur foshnjat linden, ato përbëhen kryesisht prej kërces, që me kalimin e kohës fillon të forcohet, duke ndikuar kështu në krijimin e eshtrave më të fortë. Ky proces bën që dy ose më shumë eshtra të vegjël të bashkohen, duke krijuar një asht më të madh dhe si rrjedhojë reduktohet numri i eshtrave.
Njerëzit prodhojnë 23.700 litra pështymë gjatë jetës së tyre
Nëse keni menduar që qentë lirojnë shumë pështymë atëherë duhet të mendoni edhe një herë pasi që janë pikërisht njerëzit ata që prodhojnë rreth 23.700 litra pështymë gjatë jetës së tyre, sasi kjo e mjaftueshme për t’i mbushur dy pishina! Natyrisht, ka njerëz që prodhojnë më shumë e ka të atillë që prodhojnë më pak, megjithatë, mesatarja e pështymës së prodhuar nga një njeri mesatar llogaritet të jetë 23.700 litra.
Hekuri në trupin tonë mjafton për prodhimin e një gozhde 7 centimetra të gjatë
Njerëzit e shëndoshë kanë mesatarisht nga 4 deri në pesë gramë hekur në trupin e tyre. Pjesa më e madhe e hekurit gjendet në qelizat e kuqe të gjakut ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në pjesët tjera të trupit. Sasi të madhe të hekurit ka edhe në mëlçi dhe shpretkë. Pra, nëse i gjithë hekuri nga trupi do të mblidhej do të mjaftonte për krijimin e një gozhde me gjatësi prej 7 centimetrash.
Djersa e njerëzve nuk kundërmon
Është ndërveprimi në mes të djersës dhe baktereve të trupit ai që shkakton aromën e keqe. Në trup gjendet një baktere specifike, që si punë të vetme e ka konsumimin e molekulave që i lirojmë gjatë kohës kur djersitemi. Disa njerëz kanë baktere dembele, që nuk e bëjnë punën si duhet dhe si rrjedhojë kanë probleme me aromën e rëndë.
Sa më shumë qime në trup, aq më i mençur jeni!
Nëse keni shumë qime në trup, atëherë ky fakt duhet t’ju gëzojë pasi që hulumtuesit thonë që personat të cilët kanë më shumë qime në trup, janë më inteligjentë. E, për t’u vërtetuar, shikoni dhe pyetini personat inteligjentë që ju i njihni se a kanë shumë qime në trup ajo jo. Madje, edhe testet e nivelit të inteligjencës kanë treguar që personat me më shumë qime në gjoks dhe shpinë kanë qenë më të suksesshëm.
Hunda dhe veshët e njeriut kurrë nuk ndalojnë së rrituri
A e keni menduar pse pleqtë kanë hundë dhe veshë të mëdhenj? Përgjigja e kësaj pyetje është se këto pjesë të trupit kurrë nuk ndalojnë së rrituri. Kjo, për faktin se këto pjesë trupore përbëhen kryesisht nga qelizat e kërces, që, me kalimin e viteve, ndahen dhe si rrjedhojë bëjnë që këto organe vitale, të rriten.
Çdo person ka formë unike të gjuhës
Gjuha është njëri prej muskujve më të fortë në trupin tonë. Mirëpo, shumë pak njerëz mund ta kenë ditur që shenjat në gjuhë, sikurse shenjat e gishtërinjve, janë të ndryshme tek secili person. Andaj, mos u befasoni nëse të ardhmen të zhvillohet ndonjë teknologji për skanimin e gjuhës në rastet kur ndonjë person bën krime.
Bakteret, që gjenden në trupin tonë, peshojnë 1.8 kilogram
Numri i baktereve në trupin tonë është aq i madh saqë, vetëm në kërthizën tuaj, për momentin, jeni duke bartur të paktën 1 400 lloje të ndryshme të baktereve. Sipas një studimi të bërë nga një institut, i cili ka studiuar të gjitha llojet e baktereve në trupin e njeriut, sasia e baktereve, që gjenden në trupin tonë, është rreth 1.8 kilogram.