Një numër gjithnjë e më i lartë i qytetarëve shqiptarë duan të largohen për të punuar jashtë vendit.
Sipas raporteve të një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës, 70-80% e qytetarëve dëshirojnë të zhvendosen nga vendi i tyre.
Pa dhënë shkaqet e kësaj tendence, studimi tregon se nga 2014-2018, përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë në krahasim me sondazhet e mëparshme por sërish mbetet në shifra alarmante, raporton Oranews.
Krahasuar me Shqipërinë, vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë të kenë një nivel më të ulët të dëshirës së qytetarëve për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.
“The Boston Consulting Group” dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit “The Network”, kanë realizuar një nga sondazhet më gjithëpërfshirëse lidhur me preferenca e punës me titull: “Të dokordosh talentet globale 2018”.
Për realizimin e këtij sondazhi janë pyetur 366,000 njerëz që janë forcë punëtore në 197 vende të botës.
Shqipëria renditet me të njëjtat shifra krahas vendeve si Australia, Brazili, Bullgaria, Meksika, Japonia etj.
Nga ana tjetër shtete si Kina, Kroacia, Greqia, Lituania dhe Hungaria shfaqin rezultatet më të ulëta të dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi.
Sipas studimit, në tërësi ka një rënie të dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndërsa rezultatet tregojnë se 57% e të anketuarve kërkojnë të lëvizin në një vend tjetër për punë.
Sipas “Boston Consulting Group”, për këtë rënie duket se ka ndikuar shtrëngimi i politikave të tregtisë dhe emigracionit, ndryshimi i reputacionit të SHBA-së si një destinacion pune me presidentin Trump si dhe zhvillimet Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.
Një tjetër faktor që ka sjellë këto rezultate në rang global është nacionalizimi i rritur i qeverive të disa shteteve.