80 përfitues nga programi “Roma Versitas Kosova”

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 15:39 | Nga

Organizata Joqeveritare “Advancing Together” ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 80 përfitues të programit “Roma Versitas Kosova” për vitin 2016-2017.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë Erxhan Galjushi nga Fondi për Arsimimin Rom; Bashkim Ibishi, drejtor Ekzekutiv i “Advancing Together”, si dhe shumë pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat realizojnë programe të ndryshme me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, si dhe studentët që janë përfitues direkt të këtij programi.

Programi “Roma Versitas Kosovë” ka për qëllim që të rrisë normën e vijueshmërisë dhe të ngrisë kapacitetet akademike të studentëve universitarë, pjesëtarë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas. Projekti synon të përmirësojë shkallën e vijimit, performancën dhe diplomimit për studentët që vijojnë studimet e rregullt të arsimit universitar në Kosovë.

Ky program financohet nga Fondi për Arsimimin Rom (REF).

dsc_5576

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme